24 Prill 2024

BE mbetet e përkushtuar për të ndihmuar rrugën evropiane të Kosovës

Prishtinë, 20 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takoi sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë - Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e ndërtimit të institucioneve të reja, për agjendën evropiane të Kosovës dhe obligimet e Kosovës në këtë proces.

Shefja e misionit të BE-së uroi kryeparlamentarin Konjufca për përgjegjësinë e re instutucionale.

Ajo theksoi se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të ndihmuar rrugën evropiane të Kosovës, në të gjitha proceset dhe hapat e saj.

 Kryeparlamentari Konjufca, nga ana e tij, theksoi përkushtimin e Kuvendit për të vazhduar dhe forcuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe se Kosova do të vazhdojë angazhimet e saj për përmbushjen e të gjitha kritereve që ajo ka para vetes në procesin euro-integrues.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)