26 Shkurt 2021

BE lanson projektin 7 milionë euro për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 25 janar - Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Ambasadori Tomáš Szunyog, së bashku me Ministrin e Drejtësisë të Kosovës, Kryesuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, si dhe Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, lansuan Programin e Bashkimit Evropian/Sektorit të Drejtësisë në Kosovë.

Projekti do të implementohet deri në janar 2024 dhe ka një buxhet prej 7 milionë eurosh. BE-ja aktualisht është duke investuar rreth 50 milionë euro të fondeve të Instrumentit të Asistencës së Para-Antarësimit (IPA) në sundimin e ligjit në Kosovë.

Projekti do të punojë me Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës dhe Akademinë e Drejtësisë si dhe me aktorë të tjerë kyç në këtë sektor. Fokusi kryesor i projektit është përmirësimi i koordinimit në sektorin e drejtësisë dhe mbështetja në zbatimin e strategjisë së sektorit të Sundimit të Ligjit.

Një draft i kësaj strategjie është vënë në konsultim në 18 janar. BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë e kanë mbështetur këtë iniciativë.

Programi synon reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Ai do të ndihmojë institucionet në konsolidimin e kornizës ligjore dhe institucionale, forcimin e pavarësisë, paanshmërisë, llogaridhënies, profesionalizmit, cilësisë, efikasitetit dhe transparencës së gjyqësorit dhe po ashtu do të përmirësojë qasjen në drejtësi për çdo qytetar, veçanërisht për gratë dhe grupet e pafavorizuara ose të margjinalizuara.

Ambasadori Szunyog theksoi se një sistem i drejtësisë i pavarur, i paanshëm dhe profesional është element thelbësor për një shoqëri demokratike dhe se qytetarët e Kosovës kanë plotësisht të drejtë të presin që të kenë institucione të pavarura dhe profesionale të sundimit të ligjit në shërbim të tyre dhe që këto institucione të sigurojnë të drejtat e tyre civile dhe të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në mënyrë efikase.

Ky projekt zbatohet nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) si partner udhëheqës së bashku me partnerët e projektit: Qendrën për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC, Holandë) dhe Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)