19 Janar 2020

BE-ja vëzhgon zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

Prishtinë, 6 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot një letër nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherni.

Përmes kësaj letre, Bashkimi Evropian i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Thaçi për dërgimin e një misioni evropian, i cili do të vëzhgojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Do të doja t’ju falënderoj për letrën tuaj të datës 26 gusht 2019, duke e ftuar Bashkimin Evropian që t’i vëzhgojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor. Pas ftesës suaj, unë kam marrë vendim për të dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve”, thuhet në letrën e përfaqësues së lartë të BE-së, Frederica Mogherini.

Në këtë letër ajo paralajmëron se shumë shpejt do të emërojë kryesuesin e këtij misioni, derisa stafi i tij pritet të vijë në ditët e ardhshme në Republikën e Kosovës.

Presidenti Thaçi, edhe më parë kishte bërë thirrje që zgjedhjet e 6 tetorit të jenë fer, demokratike dhe të mbikëqyren nga mekanizma ndërkombëtarë, shoqëria civile dhe mediat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)