05 Korrik 2020

BE-ja përkrah përgatitjet për regjistrimin e popullsisë

Prishtinë, 31 maj - Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian, Enti i Statistikës në Kosovës dhe Ministria e Administratës Publike mbajtën mbledhjen e parë të projektit për përkrahje teknike për përgatitjen e regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive shtëpiake të Kosovës në prill 2011. 

Gjatë 30 muajve të ardhshëm, një grup i ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendës do të punojnë së bashku me institucionet e Kosovës për të ngritur kapacitetet e Zyrës së Statistikave për ta organizuar regjistrimin në bazë të standardeve ndërkombëtare. 

“Të dhënat e mbledhura përmes regjistrimit të popullsisë do të ofrojnë një perspektivë tërësisht të re për zhvillimin e Kosovës. Statistikat e besueshme janë bazë për përmirësimin e jetës së të gjithëve në Kosovë pa marrë parasysh se kush janë ata dhe ku jetojnë”, tha Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve të Zyrës ndërlidhëse të KE-së. 

Për të pasur një  regjistrim të suksesshëm, ndihma e ekspertëve do ketë për synim të ndihmojë qeverinë edhe në fushatën për përfshirjen e komuniteteve pakicë. 

Projekti i tanishëm i përkrahjes është pjesë e skemës së përgjithshme të BE-së për ndihmë. Komisioni Evropian dhe EUROSTAT-i kanë dhënë ndihmë të konsiderueshme për Entin e Statistikës në Kosovës në përgatitjet e regjistrimit të popullsisë që prej 2005 dhe do të vazhdojë të ofrojë përkrahje gjatë tërë procesit të regjistrimit. Shuma e përgjithshme  e fondeve të BE-së që janë shpenzuar apo që janë ndarë për aktivitetet e ardhshme deri më tani arrin në më shumë se € 6 milionë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30)