24 Prill 2024

BE-ja fton fëmijët kosovarë në garën e vizatimit

Prishtinë, 8 mars - Për vitin e katërt me radhë, Komisioni Evropian fillon një garë ndërkombëtare të vizatimit për barazinë gjinore në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars 2010. Gara fton fëmijët nga e mbarë bota që ta shprehin vizionin e tyre për barazinë gjinore. Dy vizatime për rajon do të përzgjidhen nga një juri i fëmijëve evropianë, dhe fituesve do t’u ndahet  një shpërblim i barasvlershëm me € 1.000. për çdo rajon

“Na ishte një herë, një vajzë dhe një djalë, së bashku ata dëshironin ta bëjnë botën më të mirë...” është tema e edicionin të sivjetëm të garës. Gara në Kosovë u fillua nga Zyra ndërlidhëse e KE-së të hënën më 8 mars në shkollën fillore ‘Elena Gjika’ në Prishtinë. Fëmijët prej moshës 8 deri 10 vjeçare mund të paraqesin vizatimet e tyre duke ilustruar përceptimin e tyre të barazisë gjinore deri më 14 maj në Zyrën ndërlidhëse të KE-së në Prishtinë. Një shpërblim specifik dhe i veçantë do t’u ndahet vizatimeve fituese të garës në Kosovë gjatë qershorit.

Përveç kësaj, dy vizatimet fituese nga rajoni do të përzgjedhen nga një juri e përbërë prej fëmijëve nga e tërë Evropa. Një çmim i barasvlershëm me €1.000 për çdo rajon do t’u ndahet fituesve. Vizatimet fituese do të përfshihen në një libërth i cili do të shpërndahet në shkollat e vendeve pjesëmarrëse. Vitin e kaluar, vizatimi kosovar nga 10 vjeçari Lorik Kelmendi, ishte njëri prej 14 vizatimeve fituese nga e mbarë bota.

Barazia midis grave dhe burrave është një e drejtë fundamentale, një vlerë e përbashkët e BE-së dhe një kusht i domosdoshëm për arritjen e synimeve të BE-së për zhvillim, punësim dhe kohezion social. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në 2007, BE-ja filloi edicionin e parë të garës së vizatimit për barazinë gjinore për të ngritur vetëdijshmërinë në çështjet gjinore në mesin e fëmijëve nga e tërë bota. Që prej atëherë, gati 60 000 fëmijë nga të gjitha anët e globit, të moshës 8 deri 10 vjeçare, kanë marrë pjesë në garë.

Datat kryesore:
8 mars 2010    Fillimi i garës, mbarëbotërore
14 maj 2010    Mbyllja e garës
Fundi i qershorit 2010    Përzgjedhja e vizatimeve fituese nga një juri e përbërë nga fëmijët evropianë
Fundi i qershorit 2010    Ceremonia e shpërblimeve në Prishtinë për finalistët dhe fituesit kosovarë
Mesi i nëntorit 2010    Përurimi i ekspozitës dhe i ceremonisë finale e fitimit të shpërblimeve
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)