19 Prill 2024

BE fillon programin për fuqizimin e Romëve në Kosovë

Prishtinë, 31 maj - Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian kanë filluar zyrtarisht në Kosovë Programin e përbashkët Romacted për “Promovimin e Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimin e Romëve në nivel lokal”.

Programi ka për qëllim të angazhojë autoritetet lokale në krijimin e politikave dhe veprimeve të qëndrueshme për të rritur qeverisjen lokale demokratike dhe fuqizimin e komuniteteve rome lokale.

Zëvendësministri i MAPL-së Beqir Fejzullahu me rastin e fillimit të këtij programi ka përshëndetur dhe përgëzuar të pranishmit duke theksuar se “legjislacioni për qeverisje lokale në Kosovës, ka themeluar dhe garantuar pjesëmarrjen aktive të komuniteteve në jetën publike dhe shoqërore në nivel lokal, kështu duke krijuar funksionet dhe kompetencat e përcaktuara ligjore, siç janë: zëvendës kryesuesi i kuvendit të komunës  për komunitete, komiteti për komunitete, zyrat komunale për komunitete dhe kthim, njësitë komunale për të drejtat e njeriut, këshilli komunal për siguri në bashkësi, komitetet lokale të sigurisë, si dhe gjithashtu duke krijuar kushte të veçanta favorizuese në fushën e financave, respektivisht ndarjen e grantit të përgjithshëm për komuna dhe mundësitë e përfitimit të fondeve të jashtme”.

Ndër të tjera, z. Fejzullahu potencoi edhe kujdesin që MAPL ka pasur për të gjitha komunitetet në Kosovë, ku përmes zbatimit të strategjive kombëtare për të drejtat e komuniteteve pakicë, për disa vite me radhë është bërë shpallja e muajit prill, si muaj të regjistrimit falas për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Gjithashtu, në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe kryetarët e komunave nga tetë komunat përfituese, përkatësisht Gjakova, Graçanica, Mitrovica e Jugut, Lipjani, Fushë Kosova, Ferizaj, Istogu dhe Obiliqi, të cilët gjatë punimeve të Konferencës, shprehën përkushtimin e tyre për të përfshirë romët në nivel lokal, duke nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)