25 Prill 2024

BE e gatshme të ndihmojë Kosovën në procesin e integrimit evropian

Prishtinë, 25 prill - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, ministri Gashi i bëri të ditur znj. Apostolova se prioritet kryesor i Ministrisë së Punëve të Brendshme është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu, ministri Gashi theksoi se MPB është e përkushtuar për të avancuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për plotësimin e kushteve në procesin e liberalizmit të vizave.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova pasi uroi ministrin Gashi për detyrën e re, tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe se është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)