24 Prill 2024

BE do të vazhdoj t’i përkrahë institucionet e Kosovës në procesin e përafrimit me BE-në

Prishtinë, 10 shtator - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti sot në një takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Tomáš SZUNYOG. 

Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa e njoftoi z. Szunyog për zhvillimet e fundit politike, qëndrimin e LDK-së në luftën kundër pandemisë nga Covid 19 dhe çështje tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit. 

Kryetari Mustafa u shpreh i kënaqur me marrëveshjen që është arritur në Washington, si një ndër çështjet me rëndësi të Kosovës në raport me BE-në. 

Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa ka diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin e Kosovës në familjen e vendeve demokratike evropiane. 

Po ashtu u diskutua edhe për forcimin e rendit dhe ligjit, për thellimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, dhe zhvillimin ekonomik. 

"Ambasadori Szunyog theksoi se BE-ja do të vazhdoj t’i përkrahë institucionet e Kosovës në procesin e përafrimit me BE-në."  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)