24 Prill 2024

BE dhe Kosova pajtohen për zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave

Prishtinë, 8 qershor - Zyrtarët nga Kosova dhe Bashkimi Evropian u takuan në Prishtinë për të diskutuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushat e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Diskutimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), e cili hyri në fuqi në prill 2016.

Gjatë takimit dyditor zyrtarët shkëmbyen pikëpamje për fusha të ndryshme që lidhen me sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe çështjet e brendshme.

Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord mbi rëndësinë e zbatimit të prioriteteve në të gjitha fushat e përfshira në Agjendën Evropiane të Reformave dhe rekomandimeve të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën 2018.

Lidhur me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, BE theksoi rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe të drejtave pronësore.

Në këtë kuptim është theksuar zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kosovës i nevojitet një kuadër adekuat për personat me aftësi të kufizuara dhe për mbrojtjen nga dhuna në familje.

U diskutua edhe për situatën e komuniteteve pakicë, përfshi edhe zbatimin e ligjit për gjuhët. Situata me të cilën ballafaqohen romët dhe ashkalinjtë dhe mungesa e progresit në përmirësimin e jetesës së këtyre komuniteteve më të cenuara mbetet një shqetësim për BE-në.

Të dy palët gjithashtu diskutuan nevojën për drejtësi tranzicionale, marrjen me të kaluarën dhe sqarimin e vendndodhjes së personave të zhdukur nga konflikti.

Autoritetet e Kosovës e kanë azhurnuar BE-në mbi funksionimin e gjyqësorit. Në këtë drejtim, u diskutua rritja e përdorimit të ndërmjetësimit.

Të dy palët ranë dakord se krijimi i sistemit elektronik të menaxhimit të lëndëve do të jetë vendimtar për gjyqësorin.

Sa i përket anti-korrupsionit, u diskutuan disa zhvillime ligjvënëse që janë në proces e sipër. BE-ja përshëndeti miratimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe Ligjin mbi Prokurorinë e Shtetit.

Të dy palët u pajtuan se zbatimi i plotë do të jetë qenësor. BE-ja u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të vazhdojnë punën dhe të miratojnë Kodin e rishikuar Penal dhe Kodin e rishikuar të Procedurës Penale si dhe të gjitha ligjet që gjenden në Pakon Kundër Korrupsionit. BE-ja theksoi se zbatimi i komenteve të Komisionit të Venedikut për projektligjin për financimin e partive politike do të jetë kyç.

Në fushën e Punëve të Brendshme dhe në luftën kundër krimit të organizuar, u shkëmbyen pikëpamje për migrimin, azilin dhe riatdhesimin, reformën e policisë, luftën kundër narkotikëve dhe terrorizmit dhe parandalimin e radikalizmit. Të dy palët u pajtuan që zbatimi i plotë i të gjitha strategjive në këto fusha është qenësor.

BE-ja përshëndeti përparimin në fushat e migrimit, azilit dhe luftës kundër terrorizmit. Palët diskutuan nevojën për të forcuar përpjekjet dhe kapacitetet për të luftuar krimin, veçanërisht krimin kibernetik, drogën dhe krimin e organizuar, duke përfshirë edhe rritjen e numrit të konfiskimeve përfundimtare.

Gjithashtu u diskutuan edhe aspektet lidhur me liberalizimin e vizave. Bashkimi Evropian theksoi se vlerësimi i historikut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon, gjithashtu në dritën e misionit të fundit të ekspertëve të Komisionit (3-4 maj).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)