15 Shkurt 2019

Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm kur Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e tij

Prishtinë, 16 prill – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe për perspektivën evropiane të Kosovës dhe vendeve të Evropës Juglindore.

Presidenti Thaçi ka thënë se ardhja e kryeministrit Borissov në Kosovë është një ndër i dyfishtë për ne, sepse përveç faktit që ai përfaqëson shtetin mik Bullgarinë, njëherësh përfaqëson edhe presidencën bullgare të BE-së.

“Ne diskutuam për rrugën evropiane të Kosovës, të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm atëherë kur Kosova dhe e tërë Evropa Juglindore të jenë pjesë e tij. Kjo nënkupton jo vetëm paqe e stabilitet, por edhe ngritje të mirëqenies së gjithmbarshme”, ka thënë ai.

Kreu i shtetit ka folur edhe për strategjinë e re të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku është ritheksuar perspektiva e të gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ai e ka falënderuar kryeministrin bullgar për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të Bullgarisë si kryesuese e Presidencës së Këshillit të BE-së, që me të drejtë i ka vënë rëndësinë e duhur zgjerimit, duke e vënë si një nga prioritetet.

Duke folur për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova kërkon jo vetëm që të vazhdojë dialogu me Serbinë, por edhe ta kthejë atë në një proces të mirëfilltë të pajtimit dhe të ndërtimit të paqes së qëndrueshme në rajon.

Ndërsa, Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, theksoi se ndërtimi i paqes dhe stabilitetit është në dobi të të gjitha palëve dhe tërë Evropa Juglindore e ka vendin në Bashkimin Evropian.

"Bashkimi Evropian është i hapur për vendet e Evropës Juglindore. Sigurisht, këto vende duhet të plotësojnë kushtet që ka vënë BE-ja për anëtarësim", është shprehur kryeministri Borissov.

Duke folur për zhvillimin e rajonit, kryeministri bullgar ka theksuar nevojën që të ndërtohet infrastruktura që do të lidhë më mirë vendet e Evropës Juglindore me njëra-tjetrën dhe me tërë kontinentin.

"Duke ndërtuar infrastrukturën, ndihmojmë zhvillimin dhe paqen në rajon", u shpreh kryeministri Borissov.

Presidenti Thaçi shtoi se Samiti i Sofjes do të jetë një mundësi e mirë për tërë rajonin.

“Samiti i Sofjes është një mundësi unike në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shkurt 2019 - Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i  Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)
 
- Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë. (Sheshi “ Nënë Tereza, ora 9:30)

- Shoqata"Miqtë e Amerikës" organizon ekspoziten me fotografi të formatit 180×60cm me disa personalitete që ndikuan në krijimin e shtetit të Kosovës si Bill Clinton, George W. Bush, Merkel, Mbretëresha Elizabeta, Sarkozy, etj. (Sheshi tek shtatorja "Nëna Tereza" ora 10:00)

- Hapet ekspozita e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë”. (Sheshi  “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Hapja e Panairit të produkteve Vendore. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:30)

- Let's Do It do të organizojë aksion pastrimi së bashku me komunën e Hanit të Elezit. (Pika kufitare "Hani i Elezit", ora 11:00)

- Shoqata Bamirëse Jetiamt e Ballkanit organizon ceremonisë solemne të dorëzimit të 17 banesave për familjet në nevojë e cila organizohet për nder të 17 shkurtit - Ditës së Pavarsisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuqe, ora 11:00)

- Alternativa e përfaqësuar nga Mimoza Kusari - Lila Kryetare, do të mban konferencën për media për të prezantuar qëndrimin e subjektit politik lidhur me "Kosova 11 vjet shtet - Ngecjet në zhvillimin ekonomik dhe mundësitë përpara". (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, Rr. Uçk, kati 1, nr. 67, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizojn panel diskutimi me temë “A je Shën Valentini im? Romantizmi mbivlerësohet”. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon solemnitet për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon nddarjn e titullit “Nderi i Qytetit” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Hapet ekspozita "Qytetet Shqiptare në fotografi të vjetra 1863-1916". (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)

- Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit të Gjilani. (Sheshi “Idriz Seferi” në Gjilan, ora 17:00)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, do të mbajë një fjalë të shkurtër hapëse për interpretimin e OneBeat Balkans në teatrin ODA. (Teatri ODA, ora 20:30)