28 Mars 2024

Bashkësisë ndërkombëtare i kërkohet të shtojë trysnin ndaj Serbisë për të zhdukurit

Prishtinë, 26 prill - Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe Shoqatën ’27 Prilli 1999 Mejë’, njoftojnë se ‘Akademia Përkujtimore në Mejë, Gjakovë’ dhe ‘Marshi Përkujtimor në Prishtinë’ , si aktivitete pothuajse të përvitshme, për shënimin e 27 Prillit – Dita e të Pagjeturve të Kosovës, nuk do të mbahen për shkak të gjendjes nëpër të cilën po kalon vendi ynë në përballje të pandemisë si pasojë e COVID-19.

Në këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe Shoqatën ’27 Prilli 1999, Mejë’, ka ftuar familjarët e personave të zhdukur dhe gjithë qytetarët që përkujtimi dhe homazhi për të zhdukurit dhe gjithë të rënët për lirinë e vendit, këtë vit, të bëhet duke respektuar masat e caktuara nga institucionet kompetente në parandalimin dhe luftimin e pandemisë, përmes të cilave ndër të tjera ndalohen edhe tubimet në masë.

27 Prilli, përvjetori i Masakrës së Mejës ku u vranë e zhdukën 376 shqiptarë, por edhe Dita për Persona të Zhdukur, e shpallur me vendim të Kuvendit në nderim të viktimave të masakrës së Mejës dhe gjithë të zhdukurve si pasojë e Luftës në Kosovë, na përkujton se në luftë nuk ka humbje më të madhe se sa rrëmbimi dhe zhdukja e më të dashurve.

Edhe 1641 persona, vazhdojnë të jenë të evidentuar të zhdukur si pasojë e luftës. Jo vetëm personat e zhdukur, por edhe familjet e tyre vazhdojnë të jenë viktima në mungesë të përgjigjes për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre të zhdukur dhunshëm,  andaj edhe sot, si çdo ditë, duhet të jemi me dhembjen dhe kërkesat e drejta të familjeve të cilët humbën shumë nga jeta e tyre duke përfshirë edhe më të dashurit e tyre.

Më shumë se dy dekada nga lufta, çështja e personave të zhdukur mbetet një kujtesë tragjike e të kaluarës së afërt të Kosovës dhe një nga temat më të dhimbshme që ka vendi. 

Edhe në këtë rast Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, me përkrahjen e  Qeverisë e Republikës së Kosovës, shpreh zotimin se do të vazhdoj me angazhimin ndërinstitucional në koordinim të ngushtë me përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur  dhe partnerët ndërkombëtarë që janë të angazhuar në këtë proces deri  në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes se të gjithë qytetarëve të Kosovës të zhdukur gjatë luftës.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur  do të vazhdojnë të jenë në angazhim dhe përpjekje të vazhdueshme që familjeve të personave të zhdukur t’ua lehtësojmë barrën e pritjes dhe ankthit të pritjes t’i vijë fundi.

"Edhe njëherë i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shtojnë trysnin ndaj institucioneve të Serbisë për të qenë më bashkëpunuese në këtë proces, para se gjithash për të hapur arkivat e ish-Ushtrisë Jugosllave dhe për të ofruar informatat mbi fatin dhe vendndodhjen e qytetarëve tanë të zhdukur", thekson Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.   ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)