29 Mars 2024

AVONET prezanton projektin për shtatoren e Presidentit Biden

Prishtinë, 17 maj - Rrjeti i OJQ-ve AVONET organizojnë një konferencë për media në të cilën do të bejnë prezantimin e projektit: “Hapësirat e gjelbra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”.

Ky projekt është iniciativë e komunitetit të biznesit dhe atë të qytetarëve, ku planifikohet të ndërtohen hapësira e gjelbër dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, në afërsi të Kampit “Bondsteel”.

Muajin e kaluar Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pranuar kërkesë që të rregullohet parku dhe të ndërtohet shtatorja e Joe Biden.

Fshati Sojevë i komunës së Ferizajt do të bëhet me shtatore të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, kjo pasi përfaqësuesit e këtij fshati dhe komuniteti i biznesit kanë kërkuar nga komuna e Ferizajt një pëlqim të tillë.

Përmes një kërkese drejtuar komunës së Ferizajt, Rrjeti OJQ-ve “Avonet” bashk me udhehqesit e fshatit Bibaj kanë kërkuar që ta rregullojnë hapësirën e gjelbër dhe të vendosin lapitarin e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Sipas kërkesës së tyre, kjo iniciativë ka për qëllim që në parcellat dhe lokalitetin në fshatin Sojevë do të ndërtohet një park, hapësirë e gjelbër dhe poashtu do të vendosen lapidarit të presidentit të SHBA-ve Joe Biden.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)