25 Prill 2024

AVONET: MTI, MSH dhe MFSK me performancën më të mirë

Prishtinë, 5 shtator - Shumë prej ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës që nuk kanë treguar performancë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, zhvillimin ekonomik, krijimin e politikave të favorshme sociale, kanë treguar mungesën e një profesionalizmi dhe gatishmërie institucionale e që drejtpërdrejt kjo varet nga vetë ministrat e emëruar.

AVONET, ka matur performancën e Ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe duke monitoruar edhe punën e tyre, ndërsa tri nga të gjitha ministritë dalin me performancën më të mirë për këta muaj të qeverisjes:

1.    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Ka marr disa vendime të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Njëri ndër këto ka qenë edhe vendimi për mbrojtjen e prodhimeve vendore, marrjen e masave mbrojtëse nga importuesit si dhe masat mbrojtëse të konsumatorëve duke aktivizuar qendrën e thirrjeve për konsumator 24 orë, ( që deri më tani nuk ishte), ndërsa po bën edhe shqyrtimin e shpejt të ankesave të qytetarëve brenda 24 orëve. Vendim mjaft i rëndësishëm i kësaj ministrie edhe tek rasti i lodrave të fëmijëve ku ishte konstatuar si shumë i rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, me ç’rast është bërë edhe ndalimi i importimit të këtyre lodrave. Kjo ministri ka bërë fuqizimin e prodhimeve vendore, duke krijuar kushte të favorshme, shqyrtimi i lëndëve të mbetura që ishin një numër i madh i tyre, nëpër departamentet e MTI-së si p.sh ai në akreditimit, të cilët bizneset janë ballafaquar me problem të theksuara si dhe krijimi i politikave të favorshëm për lehtësimin e shërbimeve për qytetarë dhe biznese.

2.    Ministria e Shëndetësisë: Kjo ministri e cila ishte e ballafaquar me një numër të madh të problemeve dhe pakënaqësi tek qytetarët, si mungesa e aparaturës, shërbime jo të mira shëndetësore, mos marrja e masave ndëshkuese ndaj stafit shëndetësor, ishin prej problemeve në këtë ministri. Në Ministrinë e Shëndetësisë, janë pajisur disa klinika me aparatura të reja sic është ajo Gjinekologjisë, klinika e Kirurgjisë Torakale, Kirurgjia Vaskulare si dhe është bërë edhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe rritje e disiplinës brenda stafit shëndetësor.

3.    Ministria e Forcës së Sigurisë të Kosovës, është njëra prej që është në procesin e transformimit të saj, ku është e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve dhe arritjen e përmbushjeve të kritereve për transformimin e FSK. Kjo ministri ka arrit që të përmbush kriteret dhe të zhvilloj politika të favorshme, poashtu si një prej institucioneve më të besuar tek qytetaret.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)