19 Prill 2024

Avokati i Popullit vizitoi familjet rome në Graçanicë

Prishtinë, 11 prill - Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari,  gjatë takimit me përfaqësuesit e komunitetit rom në Lagjen e Romëve në Graçanicë, kërkoi një angazhim më të madh institucional në përmirësimin e  kushteve të jetës së pjesëtarëve të komunitetit  rom.

Duke folur për  përkushtimin e Institucionit të Avokatit  të Popullit në mbrojtjen  dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, z. Jashari theksoi nevojën e ndërgjegjësimit të shoqërisë për sfidat me të cilat përballet komuniteti rom.

Gjatë kësaj vizite Avokati i Popullit, me bashkëpunëtorët vizituan edhe OJQ "VoRAE“ (Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve) e cila ka një mandat për të mbështetur komunitetet e përmendura, përmes ndërhyrjes së drejtpërdrejtë, mbështetjes teknike dhe këshillave në fushën e punësimit, strehimit, arsimit dhe të drejtave njerëzore / civile.

Drejtori Ekzekutiv i OJQ-se z. Isak Skenderi duke folur për aktivitet e organizatës, falënderoi IAP për përkrahje dhe bashkëpunim në realizimin  e misionit, mbështetjen e komuniteteve  rom, ashkali dhe egjiptian.

Duke folur për problemet me të cilët ballafaqohen pjesëtarët  e këtyre komuniteteve z. Skenderi,  foli për  rastet e ndryshme të diskriminimit tek këto komunitete, rastet e personave të riatdhesuar, braktisjen e shkollimit, banimin  si dhe sfidat rreth respektimit të kuotës lidhur me  përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shërbimin civil të Kosovës.

Gjithashtu, Avokati i Popullit së bashku me bashkëpunëtor vizituan edhe disa familje të komunitetit rom  dhe u njoftuan me problemet  e tyre. Në njëjtën kohë i takuan disa nga familjet tjera rome që me ndihmën e IAP dhe OJQ “VoRAE” kanë zgjidhur pozitivisht ankesat e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)