29 Mars 2024

Atllasi Gjeografik i Bosnjës e njeh shtetin e Kosovës

Prishtinë, 20 prill - Aleanca Koosvare e Biznesit në konferencën për media publikoi të arriturat në vendet të cilat nuk e njohin Kosovën, por në veçanti prezantoi dokumentet që njohin Kosovën si shtet nga Bosnja dhe Hercegovina.

AKB dhe miqtë e vet po lobojn në tërë globin për të promovuar ekonominë dhe shtetësinë e Kosovës, si mundësi e re për investime. Po afirmojmë reformat dhe politikat tërheqëse për investitorë të mundshëm në Kosovë.

AKB, për herë të parë ka promovuar Kosovën në vitin 2013 në Rumani dhe ka ngritur flamurin e Kosovës në Kongresin e Pallateve të Bukureshtit , në prezencën e 500 pjesëmarrësve.

Në vitin 2017, AKB me delegacionin e vet për herë të parë ka vizituar Spanjën dhe është takuar me nivele të rëndësishme shtetërore.

Në B&H që nga viti 2009 dhe këndej kemi zhvilluar aktivitete të ndryshme promovuese dhe lobuese, ku në vitin 2016 dhe 2017 kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Odën Federale  të Bosnjës në Sarajevë si dhe takime të niveleve të larta shtetërore.

Aty ku politika shtetërore e Kosovës nuk ka arritur të depërtojë, aty po arrinë të depërtojë dhe lobojë AKB-ja, si përfaqësuese e bizneseve dhe promotorë afirmative  e politikave favorizuese ekonomike për biznese. E tëra kjo, po bëhet në veçanti në vendet që  hezitojnë  ta njohin pavarësinë e  Kosovës.

Kryetari Shahini prezantoi dokumentin origjinal të pranuar me postë ku edhe në  Bosnjë dhe Hercegovinë është publikuar “Atlasi Enciklopedik Botëror” në  vitit 2018. Këtu, shteti Kosovës është renditur, në mes shteteve, sikurse atë  e njohin një numër i madh  i antarëve të Kombeve të Bashkuara

Jemi të vetdijshëm për paralizën politike që aktualisht gjendemi ne si shtet karshi Kosovës, por kjo nuk e paraqet qëndrimin e shumicës së qytetarëve të B&H të cilët Kosovën e ndjejnë si shtet dhe mik të vërtete, sikurse edhe Kosova që e ndien  tërësinë Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ky Atlas u realizua si rezultat i miqësisë dhe bashkëpunimit të mirë me ju Zt. Agim. Ashtu qe edhe e veçanta e këtij atlasi është promovimi i shtetit të Kosovës. Me lejoni ta falenderoj edhe autorin e atlasit që ka njohur lobimin tuaj miqësor edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Në këtë dokument të përmasave botrore, është përpjekje t’i ofroj qëndrimet e Bosnjes dhe Kosovës.

Kjo është hera e parë, që në një dokument ndërkombëtar, i prodhuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, në 12,000 ekzemplar të paraqitet dhe të konfirmohet shtetësia e Kosovës.

Ideja jonë ka qenë që t’i përmirësoj raportet e B&H dhe ta pranojë shtetësinë e Kosovës, edhe pse ne Bosnje dhe Hercegovinën përballemi me kundërshtim të ashpër të lobimit Serb për një gjë të tillë.

E vlerësojmë  si shumë pozitive, që këto publikime të gjenden në duart e  nxënësve, studentëve dhe qytetarëve, të cilët përmes gjeneratave mund të mësojnë për shtetin e Kosovës edhe në këto kushtet dhe  rrethanat aktuale, që mos të bien nën ndikimin e propagandës së Serbisë.

Duke pasur parasysh të sipërthënat, shpresojë në bashkëpunimin tonë të  mëtutjeshëm, në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve përmes arsimimit dhe përfaqësimit të vërtetë dhe bashkëpunimin ekonomik të dy shteteve tona.

 Dhe në fund, në emër të bizneseve kosovare, dhe AKB-së dhe anëtarësisë së saj, e falënderojë doc. Dr. Emir Kremiq, drejtor I Entit Statistikor të Federatës së B&H, njehëherit kryetar i Asociacionit Mediterano Evropian, për hulumtime strategjike, lobim dhe marrëdhënie publike, si dhe Z. Suvad Osmanagiq, zv/kryetar dhe autor i dokumentit të publikuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)