29 Mars 2024

Ashton pas Beogradit dhe Sarajevës, viziton sot Prishtinën

Prishtinë, 19 shkurt - Catherine Ashton, e ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme  këtë të premte qëndron për herë të parë për vizitë në Kosove si pjesë e vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor.

Ashton do të zhvillojë biseda me udhëheqësit e misionit evropian EULEX,  të Zyrës Civile Ndërkombëtare, me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

Ajo qëndroi ditën e enjte në Beograd dhe në Sarajevë. Bashkimi Evropian dëshiron të ndihmojë Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë në rrugën e tyre për një afrim të mëtejshëm me Unionin, tha Ashton.

E ardhmja e Bosnjës multi-etnike është në BE, tha ajo pas takimit me kryeministrin Nikola Spiric. Në Beograd ajo paralajmëroi, pas një takimi në mbrëmje me kryeministri Mirko Cvetkovic, një bashkëpunim më të mirë me Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë.

Ky është kushti paraprak për një afrim të mëtejshëm në BE, theksoi Ashton. Cvetkoviç përsëriti vendosmërinë e Serbisë për t'u bërë anëtare e BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)