29 Mars 2024

Arjana Hoxha i dorëzoi letrat kredenciale presidentit bullgar

Sofje, 30 prill - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bullgari, Znj. Ariana Zherka–Hoxha i dorëzoi sot në Sofje letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Georgi Parvanov.

Ceremonia formale e dorëzimit të Letrave Kredenciale u zhvillua në Pallatin Presidencial në Sofje, me ç’rast nën intonimin e himneve shtetërore të vendit pranues dhe të Republikës së Kosovës u bë parakalimi ceremonial pranë gardës së nderit, e më pastaj edhe dorëzimi i Letrave Kredenciale.

Ceremonia përfundoi me vendosjen e kurorës së luleve pranë varrit të ushtarit të panjohur. Ceremonia e organizuar me këtë rast ishte solemne, duke përfshirë respektin e veçantë, që u bëhet Ambasadorëve dhe shteteve që ata përfaqësojnë.

Pas pranimit te Letrave Kredenciale Presidenti Georgi Parvanov, shprehu  kënaqësinë e tij për pritjen dhe akreditimin e Ambasadorit të parë të Republikës së Kosovës në Sofje, duke theksuar se vendosja e Misionit Diplomatik të Kosovës do të kontribuojë në fuqizimin e marrëdhënieve të mira  në mes dy vendeve. Gjithashtu,  ai premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për Kosovën, veçanërisht për proceset integruese në të cilat po hyn Kosova.

Ambasadorja Zherka-Hoxha i përcolli Presidentit Parvanov përshëndetjet dhe mirënjohjen e veçantë  të Presidentit i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiut, Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, Qeverisë dhe popullit të Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Republikës së Bullgarisë dhënë Kosovës  në momentet më vendimtare historike.

Po ashtu, Ambasadorja Zherka-Hoxha shprehu konsiderat 137n e saj edhe për marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të dy vendeve, si  dhe dëshirën dhe gatishmërinë që këto marrëdhënie të fuqizohen edhe më tej.

Më tej, ambasadorja e informoi Presidentin për zhvillimet më të reja në Kosovë, arritjet e vendit tonë në të gjitha sferat, me theks të veçantë në progresin e arritur në ndërtimin e institucioneve demokratike, angazhimin dhe gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të garantuar një sistem unik dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët e Kosovës si dhe kornizën ligjore, e cila garanton të drejtat e komuniteteve pakicë, në të gjitha shtyllat e pushtetit, si dhe sferat e jetës në përgjithësi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)