25 Prill 2024

Arifi: Kosova, në mjegull dhe terr informativ

Prishtinë, 22 tetor - Anëtari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) Avni Arifi, ka thënë së ditëve dhe javëve të fundit opinioni publik i Kosovës është me të drejtë i preokupuar me krizën e rëndë qeveritare dhe temën e vështirë të gjetjes së koncensusit për zgjedhjet e reja.

Ai ka thënë së që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, populli i Kosovës ka pasur vetëm lajme të këqija dhe asnjë lajm që shton shpresat për një të ardhme më të mirë.

Populli i Kosovës sipas Arifit është duke jetuar në varfëri të madhe, me papunësi të madhe dhe, më e rëndësishmja, pa ndonjë shpresë, sepse shpresën e zhvillimit pas pavarësisë e mbyti koalicioni i deridjeshëm PDK-LDK.

Para dy ditësh, organizata me reputacion të respektuar në botë, Reporterët pa kufij, ka prezantuar një realitet të dhimbshëm dhe ndëshkues për Kosovën.

\"Kosova, ky vend që sapo e ka fituar pavarësinë, e pak ma moti edhe lirinë, ka shënuar dhe shënon degradim në parimin kryesor të lirisë dhe demokracisë: Lirinë e të shprehurit. Kosova në indeksin ndërkombëtar të kësaj organizate, nga vendi 77, në vend se të shënojë përparim, ka shënuar përkeqësim në lirinë e të shprehurit, duke rënë në pozitën 92\", ka deklaruar Arifi.

Ai ma tutje ka theksuar se kjo është një goditje dëshirës së popullit të Kosovës për liberalizim të vizave dhe përpjekjeve për anëtarësim.

Koncepti i deritashëm qeverisës i Kryeministrit Thaçi, sipas tij nuk është duke e dërguar Kosovën drejt Bashkimit Evropian, por është duke e dërguar në një botë tjetër. Kosova, në listën e Reporterëve pa kufij, është një vend më keq sesa Sierra Leone dhe me këto trende që Qeveria Thaçi i promovon, është në rrugë që të arrijë nivelin e vendeve si Bjellorusia, Kongo, Venezuela, Kuba, Koreja Veriore etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)