25 Prill 2024

Ardian Gjini në deklarimin e pasurisë fsheh kompaninë ndërtimore të tij

Prishtinë, 10 korrik - Partia Alternativa vlerëson se raportimi nga kallxo.com se kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në Agjencionin Kundër Korrupsion, nuk ka deklaruar  se është bashkëpronar i një kompanie ndërtimore, së bashku me përsonin që zyrtarisht ka aktakuzë bashkë me ish kryetarin e Gjakovës Pal Lekaj për keqpërdorim të subencioneve në Komunën e Gjakovës, është treguesi më i mirë se nga kush dhe nga cili rrjet udhëhiqet Komuna e Gjakovës.

Alternativa konsideron se kur Ardian Gjini në paraqitjet e tij publike mundohej të distancohej nga të bëmat e Pal Lekës në Gjakovë, deklaronte se nuk është i njejtë sikur Pali. Dyshimet për biznesin e tij, e tregojnë të kundërtën.

"Teoritikisht është e vërtetë se Ardiani nuk është Pali, kurse  praktikisht, Ardiani sillet si Pali dhe keq qeverisë me njerëzit e njejtë sikur Pali."

"Për qytetarët e Komunës së Gjakovës kjo tregon mendësinë dhe objektivat e një subjekti dhe strukture e cila për shkelje, zhvatje, dhe përfitime sillet gjithmonë njejtë, vepron me rrjetën e njejtë dhe prodhon rezultatin e njejtë", thekson Alternativa.

Alternativa konsideron se Gjakova, ende më keq se në kohën e qeverisjes Lekaj, sot ka degradimin më të shpejtë, pasurimet e zyrtarëve komunal shumë më të shpejtë, ofendimet dhe gënjeshtrat publike ndaj qytetarëve të komunës, ndërsa në kohë rekorde kryetari Gjini, arriti të marrë edhe zyrtarisht titullin shpifës.

Raporti i auditorit, punësimet familjare dhe partiake, degradimi i ambientit, lejet e ndërtimeve kundër planeve rregulluese urbane, keqpërdorimet në menaxhimin e projekteve kapitale, tregojnë më së miri nivelin e rënjes së besimit ndaj një kryetari i cili për interesat e tij dhe të bashkëpuntorëve në biznes, shkel edhe kodin penal të Republikës së Kosovës.

Alternativa po ashtu vlerëson se për një vit e gjysmë qeverisje, ka ardhur koha të kërkohet dorëheqja e Ardian Gjinit dhe Aleancës në Gjakovë.

Sa ka bazë të besohet më çkado e prodhuar nga një Kryetar i cili në kohë rekorde shpërfaqi fëtyren e tij të vërtetë para gjithë atyre që e menduan ndryshe. A duhet ti besohet deklaratës së tij për këtë biznes?! Asesi se jo, i njejti njeri ka aktakuzë bashkë me ish Kryetarin Lekaj, ndërsa, Gjini me këtë fakt i tregoj të gjithëve se jo vetëm se është i njejtë si Lekaj, por është edhe më diletant dhe mendjelehtë se Lekaj!

Një e përbashkët nuk mund të ju mohohet: Rreth krimit dhe korrupsionit të dytë janë të përbashkuar!

Alternativa i bënë thirrje organeve të drejtësisë që ta hetojnë deklarimin e rrejshëm të pasurisë nga ana e kryetarit Ardian Gjini dhe të ndërmarrin veprime konkrete ndaj shkeljes së Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)