19 Prill 2024

Apostolova vazhdon takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare

Prishtinë, 30 tetor - Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do vazhdojë takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, duke takuar  përfaqësuesit e NISMA-s dhe Listës Serbe.

Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me axhendën evropiane.

Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës - Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Nderlidhjes; dhe dokumentet tjera relevante.

Takimet me NISMEN do të mbahen sot ndërkaq takimi me Listen Serbe do të mbahet nesër në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)