28 Mars 2024

Apostolova shprehë mbështetje për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Prishtinë, 30 gusht – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, kryetarja Daka informoi zonjën Apostolova lidhur me përgatitjet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i zhvilluar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, ambasadorja Apostolova shprehu mbështetje për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe bëri të ditur se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, znj. Mogherini e ka marrë kërkesën e Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi për dërgimin e misionit të veçantë për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, e cila kërkesë është duke u trajtuar me seriozitet të lartë.

Duke folur në emër të KQZ-së, Daka u shpreh se vëzhguesit e zgjedhjeve janë të mirëseardhur në Kosovë, pasi që ndikojnë në rritjen e besueshmërisë në procesin zgjedhor dhe shtoi se KQZ-ja është munduar që me seriozitet të trajtojë rekomandimet e vëzhguesve të proceseve të kaluara zgjedhore.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)