29 Mars 2024

Apostolova kërkon unitet mbi interesin partiak për mirëqenien e popullit

Prishtinë, 20 mars - Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka bërë thirrje që në situatën pas pandemisë COVID -19 të ketë unitet dhe konsensus politik për të tejkaluar krizën.

Ambasadorja Apostolava ka thënë se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër zhvillimet e fundit politike në vend.

“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet në vazhdim në Kosovë. Situata aktuale e pashembullt e shpërthimit të COVID-19 bën thirrje për konsensus, unitet politik dhe qëllim të përbashkët në krizë” ka thënë Apostolova për Telegrafi.

Sipas saj, në këtë kohë partitë politike duhet të kenë unitet për mirëqenien e popullit.

“Partitë politike duhet të kujdesen para së gjithash për mirëqenien e popullit të Kosovës mbi ndonjë interes partiak” ka thënë Apostolova.

Ndryshe, në kohën kur krejt bota edhe shtetet individuale po merren me çështjen e menaxhimit të situatës pas shpërthimit të pandemisë me COVID-19, në Kosovë ka shpërthyer kriza politike ndërmjet partnerëve të koalicionit Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)