24 Prill 2024

Angela Merkel është liderja e preferuar e kosovarëve

Prishtinë, 17 dhjetor - Gjatë eventit të sotëm, PIPS publikoi anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës” e nxjerrë në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

Disa prej të gjeturave kryesore të këtij raporti janë se te shtetet kryesore partnere të Kosovës sipas respondentëve janë: ShBA, Gjermania dhe Britania e Madhe.

  Angela Merkel është liderja e preferuar e kosovarëve me një shifër prej rreth 63%, Presidenti Amerikan Donald Trump është renditur i dyti me rreth 15% ndërkaq Presidenti Turk Erdogan ka dalë i treti me 10%.

Rreth 51% besojnë se Kosova është dëmtuar nga fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës;

Respondentët ishin të ndarë në mënyrë thuajse të barabartë në relacion me tarifën 100% ndaj Serbisë, ku rreth rreth 44% thonë se Qeveria e re e Kosovës duhet të heqë tarifën 100% për produktet serbe, krahasuar me rreth 45% që kanë deklaruar se tarifa duhet të mbetet;

Opcioni i preferuar për shumicën e respondentëve nga dialogu me Serbinë, domethënë për rreth 69%, është që Kosova duhet të kërkojë njohje në kufijtë ekzistues;

Rreth 23% besojnë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të arrihet brenda vitit 2020, krahasuar me rreth 43% që besojnë se ajo do të arrihet brenda tre viteve, ndërkaq rreth 23% besojnë se ajo do të arrihet brenda pesë viteve;

Rreth 39% besojnë se tema e shkëmbimit të territoreve e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës në dialog me Serbinë;

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)