24 Prill 2024

Anëtarësimi në NATO dhe integrimi evropian prioritet i qeverisë Kurti

Londër, 25 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti një fjalim në panelin e organizuar nga BERZH për investime në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se drejtësia dhe Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO janë prioritetet e qeverisë së Kosovës.

"Punësimi e drejtësia në njërën anë, dhe Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO në anën tjetër, janë prioritetet tona si qeveri e re e Kosovës."

"Ne do t’i forcojmë qytetarët tanë ekonomikisht dhe do e përfaqësojmë vendin tonë sa më mirë politikisht", ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se me Republikën e Shqipërisë janë 77 marrëveshjeve të arritura të cilave qeveria që udhëheq Kurti do t’i shtojë energji e dinamikë të re implementimit të tyre.

"Si Qeveri e Kosovës do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në projektet e interesit të përbashkët duke synuar edhe mbledhje të përbashkëta të qeverive me ta", ka nënvizuar me tutje Kurti.

Në këtë takim po marrin pjesë liderët e këtij rajoni, ndërkohë që Kurti në këtë takim ishte ulur afër kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)