29 Mars 2024

Ambasadorja Stjernvall shpreh mbështetjen e Finlandës për Kosovën

Prishtinë, 13 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim njohës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall. 

Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se përgjatë dy dekadave, relacionet e Kosovës me Finlandën kanë qenë gjithmonë miqësore, duke veçuar njohjen e shtetit të Kosovës dhe ndihmën që Finlanda dha përgjatë viteve në proceset integruese të vendit.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi ambasadoren edhe për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë duke shprehur falënderim të veçantë për Finlandën, e cila e ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, e sidomos në projektet kushtuar personave me aftësi të kufizuara.

Ndërkaq, Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë për të ndihmuar me projekte konkrete në avancimin ekonomik dhe social të vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)