29 Mars 2024

Ambasadorja Shala udhëton për në Shtetet e Bashkaura të Amerikës

Prishtinë, 27 tetor - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala është nisur sot për në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, ku me ftesë të Këshilltarit komunal të New Yorkut Mark Gjonaj, do të marrë pjesë në tubimin e organizuar për të kërkuar drejtësi dhe për të protestuar para Konsullatës Serbe në New York për mijëra krime të kryera dhe të pandëshkuara të dhunimit seksual në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci që do të mbahet të martën me 29 tetor para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë në New York

Tubimi organizohet nga organizata e grave shqiptaro-amerikane “ Motrat Qiriazi” e mbështetur nga komuniteti shqiptaro-amerikan, kroat-amerikan dhe boshnjak-amerikan, me qëllim të ngritjes së vetëdijës së komunitetit ndërkombëtar për këto krime dhe kërkesës për ndëshkimin e vepër-kryersëve, vecanërisht duke pasur parasysh rastin e Kosovës ku rezultojnë rreth 20 mijë viktima të dhunimit seksual derisa asnjë nga dhunuesit nuk është ndëshkuar.

Ambasadorja Shala ka udhëtuar e shoqëruar nga znj. Vasfije Krasniqi Goodman, të cilat do të jenë edhe folëse të këtij tubimi për të përquar mesazhet e tyre dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat të cilat deri sot nuk kishin zë.

Përvec, Ambasadores Shala dhe znj. Vasfije Krasniqi Goodman, tubimit, nga Kosova do ti bashkangjiten edhe e mbijetuara tjeter e këtij krimi znj. Shyrete Tahiri - Sylejmani dhe drejtoresha ekzekutive e KRCT-së znj. Feride Rushiti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)