29 Mars 2024

Ambasadorja Huhtamaki shprehu mbështetjen e Finlandës për Kosovën

Prishtinë, 22 nëntor - Sot, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Anne Huhtamaki, me të cilën biseduan lidhur me prioritetet e ministrisë, reformat legjislative dhe përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.

Gjatë takimit, ministri Tahiri vlerësoi lartë rolin pozitiv që shteti finlandez ka pasur në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen e tyre për avancimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, znj. Anne Huhtamaki, përgëzoi ministrin Tahiri për progresin e arritur në vend, sidomos për hapat e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë, në veçanti rishikimin e Legjislacionit Penal dhe Civil.

Gjithashtu, ambasadorja Huhtamaki shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)