19 Prill 2024

Ambasadorja e Shala do të udhëtoj drejtë Tajlandës

Prishtinë, 30 maj - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala do të udhëtoj sot drejtë Tajlandës ku është ftuar të  ligjëroj për Modelin Nderkombëtar të Kombeve të Bashkuara qe nisë punimet zyrtarisht të premtën ne kryeqytetin Bangkok.

Me ftesë të themeluesit të platformes Model of UN z. Shobhan Mishra  Ambasadorja Shala do të ligjëroj në panelin e Këshillit të Sigurimit me temën Krizat në Detin Jugor të Kinës. Përvec  këtij paneli do të diskutohen edhe temat për situatën në Korenë Veriore, Cështjet gjyqësore për cështjen e Kashmirit ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, si dhe temat mbi respektimin e të drejtave të njeriut në nivel global.

Në kuadër të kesaj konference e cila është njëra ndër konferencat më të njohura edukative në botë që këtë vit mbahet në Tajlandë, 200 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës do të kenë rastin të njihen në tërësi me punën e OKB-se, cështjet sociale që preokupojnë vendet e ndryshme të botës dhe me hisorinë e shteteve të tre ligjëruesve të ftuar nga 3 shtete të ndryshme të botës e në mesin e tyre edhe Kosova.

Ambasadorja Shala si e vetmja ligjëruese nga Kosova ,në hapjen zyrtare të konferences do të shpalos një pjesë të historisë së Kosovës nga koha e pushtimit serb, luftës clirimtare, negociatave për shtet të pavarur e sovran, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, lobimin diplomatik për njohje e deri tek sukseset kulminante botërore të arritura në fushën e artit kulturës dhe sportit.

Përvec kësaj, në kuadër të kësaj konference do të organizohet edhe “Nata e Kulturës” në të cilën Ambasadorja Shala do të prezantohet me një nga veshjet kombëtare të shtetit tonë.

Pjesëmarrja e Ambasadores Shala në këtë konferencë është mbështetur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)