19 Prill 2024

Ambasadorin i ri i Hungarisë dorëzoi Letrat kredenciale

Prishtinë, 23 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot në takim Ambasadorin e ri të Hungarisë në Prishtinë, z.Lorant Balla, i cili me këtë rast dorëzoi Letrat kredenciale.

U.D. i Presidentit të Republikës, dr. Jakup Krasniqi në takim me ambasadorin Balla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, si dhe theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe zgjerimin e tij në të gjitha fushat.

“Sot mes dy vendeve tona ka mundësi që përtej dialogut politik të intensifikohen marrëdhëniet ekonomike. Dialogu politik është disa hapa para marrëdhënieve ekonomike, të cilat meritojnë një vëmendje të veçantë për t’u intensifikuar në fusha të ndryshme”, theksoi U.D. i Presidentit të Republikës, dr. Jakup Krasniqi.

Z.Krasniqi tha gjatë takimit se synim i përhershëm i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës është integrimi në institucionet euroatlantike.

Në këtë kontekst, ai mirëpriti faktin se Hungaria do të marrë Presidencën e BE-së nga janari 2011 dhe shfaqi shpresën se Hungaria do ta ketë prioritet Kosovën në agjendën evropiane gjatë periudhës së udhëheqjes me Presidencën e BE-së.

Ndërkaq, Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, z.Lorant Balla, duke falënderuar U.D. të Presidentit të Republikës, dr. Jakup Krasniqi për pritjen, theksoi se Hungaria dhe ai si ambasador i saj në Kosovë do të punojnë për thellimin e marrëdhënieve shumë të mira që tash ekzistojnë në mes të dy vendeve, duke përfshirë këtu edhe thellimin e marrëdhënieve në fushën ekonomike.

Ai gjithashtu tha se, gjatë kryesimit të Presidencës së BE-së, nga 1 janari 2011, Hungaria do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në proceset e integrimeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)