18 Prill 2024

Ambasadori i Maqedonisë i dorëzon letrat kredenciale

Prishtinë, 9 shkurt - Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Kosovës, Stojan Karajanov, i ka dorëzuar sot Ministrit të Punëve të  Jashtme, Skender Hyseni, kopjen e letrave kredenciale. 

Në takim është folur për bashkëpunimin dypalësh, i cili është vlerësuar i mirë, si dhe për mundësitë e intensifikimit të këtij bashkëpunimi.

 

Në këtë kontekst, është folur edhe për një sërë marrëveshjesh që janë nënshkruar dhe duhen nënshkruar. 

Duke rikujtuar nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacionin e vijës kufistare mes Kosovës dhe Maqedonisë, të dy bashkëbiseduesit kanë thënë se mes dy vendeve nuk ka çështje te hapura.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)