19 Prill 2024

Ambasadori i Gjermanisë priti në takim Kryesuesin e KPK-së, Jetish Maloku

Prishtinë, 11 maj - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, është pritur në takim nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Temë e diskutimit ishin angazhimet dhe tejkalimi i sfidave aktuale, bashkëpunimi në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare, realizimi i planeve të punës dhe forcimi i besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial. 

Me këtë rast, z. Maloku falënderoi z. Rohde për kontributin e madh të organizatave gjermane, përfshirë IRZ-në dhe GIZ-in, për implementimin e projekteve në fushën e komunikimit publik, të Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Rasteve në ZMNV, Projektit të BE-së, EUKOJUST dhe hartimin e akteve dhe udhëzuesve praktikë të punës.

Ndërkaq, Ambasadori gjerman, Rohde, theksoi gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe në forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të sistemit prokurorial në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetet dhe transparencës se sistemit prokurorial.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)