28 Mars 2024

Ambasadori Heldt kërkoi implementimit sa më të suksesshëm të MSA-së

Prishtinë, 10 tetor - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Heldt me të cilin diskutoi për ecurinë e procesit euro integrues, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi. Ajo e përgëzoi Ambasadorin e ri në Kosovë, duke i ofruar bashkëpunim.

Të bashkuar me dallime, është moto të cilën shteti ynë e ka përqafuar tashmë, duke ndërtuar shtet për të gjithë qytetarët e saj, të gjitha komunitetet, theksoi Ministrja Hoxha dhe shtoi se Evropa, nuk është e plotë pa Ballkanin perëndimor.

“Rruga jonë integruese euro-atlantike është e pandalshme dhe jemi të përkushtuar për të realizuar pritjet e qytetarëve tanë, lëvizjen e lirë dhe integrimin sa më të shpejtë euro-atlantik. Ne kemi përqafuar vlerat e këtij integrimi dhe i pranojmë si tonat, po punojmë që realizimi i këtij procesi të bëhet sa më i shpejtë. Fundja, as Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin perëndimor”, ka theksuar Ministrja Hoxha.

Ambasadori gjerman, Heldt theksoi rëndësinë e implementimit sa më të suksesshëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe ofroi përkrahjen për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Gjermania, theksoi ambasadori Heldt, mbështet fuqishëm Kosovën dhe procesi integrues është proces përmbajtjesor duke ia rikonfirmuar Ministres Hoxha vazhdimin e përkrahjes së Gjermanisë për perspektivën evropiane të Kosovës.

Ai njëkohësisht e përgëzoi për emërimin e saj për të udhëhequr me procesin integrues si një ndër çështjet kyçe ku duhet fokusuar përkushtimi i institucioneve të Kosovës.

Ministrja Hoxha vlerësoi lartë përkrahjen e Gjermanisë dhe konsideron se Gjermania është ndër miqtë kryesorë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ministrja Hoxha po ashtu shprehu vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me Gjermaninë si për të mirën e zhvillimit të Kosovës, ashtu edhe përfarimin e vendit me Bashkimin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)