25 Prill 2024

Ambasadori Francez konfirmon mbështetjen në luftën ndaj korrupsionit

Prishtinë, 13 mars - Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, priti në takim Ambasadorin e Francës, Didier Chabert.

Në këtë takim Havolli njoftoi Ambasadorin Chabert për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit në ndryshimet legjislative, kontrollin e deklarimit të pasurisë, ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

Sh.T. Ambasadori Chabert konfirmoi mbështetjen Ambasadës dhe të Francës për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe theksoi se vlerëson shumë punën e përkushtuar të kësaj Agjencia.

Si rezultat i kësaj, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, është i gatshëm që përmes një bashkëpunimi konkret të përkrahë Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në takim po ashtu u diskutua dukuria e shfaqur në lidhje me rastet e emërimeve në Bordet e ndryshme.

Havolli falenderoi Ambasadorin Chabert për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Francës në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.

Ambasadori Chabert në këtë takim ishte i shoqëruar nga Atasheu për bashkëpunim, Joseph Giustiniani, të cilët nga Havolli u njoftuan edhe për ecurinë e procesit të Deklarimit të Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)