29 Mars 2024

Ambasadori Delawie do të vizitojë komunat e Gjakovës dhe Junikut

Gjakovë, 16 prill - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greek Delawie sot do të vizitojë komunat e Gjakovës dhe Junikut. 

Ai gjatë qendrimit në Gjakovë do te takoeht me krytarin e komunës, Ardian Gjinin si dhe do të marrë pjesë në përurimin e Makerspace-it të ri në gjimnazin “Hajdar Dushi”.

Ndërkaq gjatë vizitës në Junik Delawi do të vizitojë pemishtet e vishnjeve dhe shikimin e rritjes së mundshme të kultivimit të pemëve në rajonin e Dukagjinit.

Vizitat janë një mundësi për të takuar përfituesit e USAID-it dhe për të parë nga afër ndikimin e investimeve të SHBA-ve në zonë.

Në mënyrë specifike, aktiviteti i USAID-it “Përkrahja Pas Mësimit për Tinejxherët” dhe programi i USAID-it “Mundësitë Rurale dhe Bujqësia për Rritje” janë shumë aktive në rajon.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)