20 Prill 2024

Ambasadori danez dorëzon letrat kredenciale

Prishtinë, 29 prill -  Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka pritur sot në një takim, Ambasadorin jo-rezident të Danimarkës në Kosovë, Karsten Ankjaer Jensen.
 
Ambasadori Jensen, me rezidencë në Tiranë, i ka dorëzuar Ministrit Hyseni kopjen e letrave kredenciale. Ministri e ka falënderuar Ambasadorin danez për ndihmën dhe mbështetjen që Danimarka i ka ofruar Kosovës.
 
Në takim është folur edhe për marrëdhëniet midis dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për intensifikimin edhe më të madh të këtyre marrëdhënieve dhe kërkimin e mundësive për bashkëpunim në fusha të ndryshme, përfshirë veçanërisht investimet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)