20 Prill 2024

Ambasadorët vizituan Prizrenin, Gjakovën, Deçanin, Pejën dhe Istogun

Prishtinë, 19 nëntor - Në datat 16 - 17 nëntor, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Qemajl Minxhozi në bashkëpunim me Komunat e Prizrenit, Gjakovës, Deçanit, Pejës dhe Istogut, oganizuan një vizitë 2 ditore të ambasadorëve të akredituar në Kosovë në këto komuna.

Gjatë vizitave në qytete, ambasadorët patën rastin të njohin vlerat historike, nëpërmjet vizitave në muze duke njohur më nga afër folklorin shqiptar, kulturën, traditën si dhe kulinarinë tradicionale të cdo vendi, si dhe vizituan vendet më atraktive turistike.

Kështu, në Prizren, ambasadorët patën kënaqësinë të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë, si dhe Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit.

Gjithashtu, nën kujdesin e Komunës së Prizrenit, ambasadorët morën pjesë në celjen e ekspozitës së artistes prizrenase, Yllka Berisha, e titulluar "Art imagjinativ i një të verbëri".

Në Gjakovë, Kryetari i komunës, Ardian Gjini, i mirëpriti dhe i shoqëroi ata gjatë vizitës në Muzeun Etnografik të qytetit, si dhe u përkujdes që t’i informojë ambasadorët për kulturën, traditën, objektet e trashëgimisë kulturore në Çarshinë e Madhe si dhe për disa projekte që janë në fazën e implementimit në këtë zonë.

Stacioni i rradhës i ambasadorëve ishte Komuna e Deçanit, ku kryetari i Komunës, z. Ramosaj i prezantoi ambasadorët me qytetin e Deçanit, sfidat dhe projektet për të ardhmen. Ambasadorët shprehën interest ë vecantë, sidomos për zhvillimin e turizmit malor dhe ndërtimin e infrastrukturës së domosdoshme për lejimin e skiimit.

Qyteti i Pejës ishte mikëpritësi i ardhshëm, ku fillimisht ambasadorët ndoqën prezantimin e përgatitur nga Mrika Nikci, alpinistja më e re në botë, e cila vetëm 17 vjecare, ka arritur të ngjisë 7 majat më të larta të 7 kontinenteve.

Më pas, Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri përshëndeti të ftuarit me disa performanca të shkëlqyera nga Kori “Siparantum”.

Dita e dielë nisi me një vizitë në Muzeun Etnografik e më pas ambasadorët kaluan disa momente relaksuese në Ujëvarën e Drinit të Bardhë, një atraksion turistik i zonës.

Ndalesa e fundit e ambasadorëve ishte Komuna e Istogut, ku u pritën nga Kryetari kësaj Komune, Haki Rugova, e të gjithë së bashku zhvilluan një vizitë në ambjentet e kompanisë “Agroprodukt”, ku zotëruesi i kësaj ndërmarrjeje i njohu ambasadorët me historinë dhe organizimin unikat të zinxhirit të punës në këtë kompani.

Pas vizitës mbresëlënëse, ambasadorët vizituan Burimin e Istogut, si dhe vizituan kompleksin “Trofta”, ku u njohën me aktivitetin dhe panë nga afër ambjentet ku kultivohet dhe rritet peshku, i cili ka bërë të famshëm këtë vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)