28 Mars 2024

Ambasada e Sllovenisë nis dhënien e vizave

Prishtinë, 30 mars -  Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë ka nisur dhënien e vizave dhe të kryejë punë të tjera konsullare, ka konfirmuar Ministria e Jashtme sllovene.

Konsullata në Prishtinë do të punojë katër ditë në javë, nga e hënë deri të ënjtën, nga katër orë.

Pritet që ambasada të hapë edhe faqen e saj të internetit në të cilën, përveç informacioneve, do të jenë në dispozicion edhe formularët gratis për të gjitha dokumentet në kompetencë të konsullatës.

Ambasada sllovene është hapur në muajin shkurt të vitit të kaluar, ndërsa çështjet konsullare për qytetarët e Kosovës deri më tash i ka kryer ambasada sllovene në Shkup.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)