29 Mars 2024

Ambasada amerikane kërkon respektimin e masave kundër koronavirusit

Prishtinë, 15 prill - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka kërkuar respektimin e masave të vendosura nga autoritetet e Kosovës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada amerikane tha se respektimi i masave ndihmon në luftimin efikas të koronavirusit.

“Ne e dimë që distanca sociale globale dhe ndjekja e kufizimeve lokale të lëvizjes po vjetërsohen. Por, është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë t'i ndjekim udhëzimet e nxjerra nga Qeveria e Kosovës dhe komunat, për të ndaluar përhapjen e COVID-19".

"Ne do të jemi në gjendje ta shohim njëri-tjetrin personalisht nëse ndiqen këto masa. Ne jemi bashkë në këtë dhe së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, shkroi Ambasada amerikane në profilin e saj në Facebook.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)