06 Shkurt 2023

Ambasada Amerikane i ndan mirënjohje nënkryetares Morina Bunjaku

Gjilan, 18 nëntor - Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, është nderuar me mirënjohje nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, pas pjesëmarrjes në Samitin për Demokraci (Programi ndërkombëtar për lidership) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, nënkryetarja Morina Bunjaku e ka falënderuar ambasadorin Hovenier, Ambasadën Amerikane, USAID-in për nominimin, aranzhimin e Programit të IVLP- Summmit for Democracy dhe pritjen pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të nominuarit për pjesëmarrje në IVLP Summit for Democracy, si Nënkryetare e Komunës së Gjilanit në mesin e tetë pjesëmarrësve nga shtete të ndryshme ishte një përvojë e jashtëzakonshme. Duke na dhënë mundësinë për të ndarë përvojën tonë me profesionistë të shquar të fushave të ndryshme si pjesëmarrës dhe homologët amerikanë, aktivitete që kemi ndjekur, gjëra të reja që kemi parë dhe mësuar në tre vendet më të bukura dhe më të zhvilluara si Washington DC, Kalamazoo dhe Los Angeles në SHBA!”, ka thënë nënkryetarja Morina Bunjaku.

Ajo ka theksuar se gjatë kësaj periudhe kohore patën mundësi për të fituar njohuri, ide, mjete dhe praktika të reja për të ndihmuar avancimin e praktikave demokratike, luftimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e të

drejtave të njeriut. Lehtësimi i zhvillimit të Planeve të Veprimit, angazhimeve për reforma, angazhimi i qytetarëve në aktivitetet vullnetare.

“Prandaj edhe si rezultat i përvojave të shumta, ne si komunë kemi përzgjedhur si temë të planit të veprimit mes shumë sfidave dhe mundësive, temën” Qytetarët aktiv në proceset vendimmarrëse”. Ne e vlerësojmë shumë dhe shpresojmë që bashkëpunimi ynë të mos jetë një destinacion, por një udhëtim i gjatë e i frytshëm në vazhdimësi’, ka thënë nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku. â€‹

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 shkurt 2023

- Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të organizoj një aksion si reagim ndaj skandalit të fundit me vende të punës në Arsim dhe akuzave publike për shitjen e vendeve të punës. (Para Komunës së Prizrenit, ora 9:30)
    
- Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve lanson Platformën për Punësim të të rinjve ku pjesëmarrës do të jenë Kryeministri, Albin Kurti, Ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly dhe Ministri, Hekuran Murati. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku në rend dite është Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

- Kryesia e Parlamentit Studentor mban konferencë për media lidhur me organizimin e marshit kundër asociacionit. (Para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ora 11:00)

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të  Zhdukur gjatë luftës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 12:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati vizitojnë ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. (Ndërmarrja "Liri", Prizren, ora 16:00)

 

- Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizojnë ceremoninë e nënshkrimit të Agjendës për Kontratën Sociale për Kryeqytetin që është zotim i përbashkët ndërmjet zyrtarëve të komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (SHFMU “Ismail Qemajli”, Bregu i Diellit, ora 19:00)