25 Prill 2024

Alternativa do të dorëzoj kallëzim penal ndaj Komunës së Gjakovës

Gjakovë, 28 janar - Alternativa, si subjekti më i madhi politik opozitar në Komunën e Gjakovës, ditëve të fundit ka pranuar me shumë shqetësim lajmin  se në afërsi të objektit të trashëgimisë kulturore “Kulla e Sulejman Vokshit”, kanë filluar gërmimet për themelet e një ndërtese shumë katëshe, e cila është dhënë me pëlqimin e IKMM-së dhe nga Drejtoria për Urbanizëm në Komunën e Gjakovës, leje kjo që bie ndesh me ligjin 02/L-88 për Trashëgimi Kulturore, neni 4 pika 4.10 dhe 4.11, si dhe nenin 6, pika 6.4.

Duke marrë shkas në rëndësinë që paraqet jo vetëm  Kulla e “Sulejman Vokshit”, por edhe objekti i “Mejtepe Ruzhdije”, si  dhe objekti i vjetër i Shkollës së Muzikës, konsiderojmë se pëlqimi i IKMM-së dhe leja që ka lëshuar Komuna e Gjakovës, janë krimi i radhës që qeverisja lokale në Gjakovë në bashkëpunim me agjentët për shkatërrimin e vazhdueshëm të trashëgimisë kulturore në Gjakovë, po ja bëjnë pjesës historike dhe kulturore të qytetit tonë.

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, edhe vitin e kaluar kishte tentuar që të realizoj interesat individuale dhe grupore të njerëzve të Aleancës, duke ju dhënë mundësinë e ndërtimit të objekteve shumëkatëshe, pa marrë parasysh dëmin që po i shkakton objekteve nën mbrojtje të trashëgimisë kultorore.

Si duket kësaj radhe kryetari Gjini ka gjetur edhe partner brenda strukturave të IKMM-së dhe në këtë mënyrë sapo ka filluar goditja përfundimtare për shkatërrimin dhe humbjen e vlerës kulturo-historike të Kullës “Sulejman Vokshi”, objektit të njohur si “Mejtepe Ruzhdije”, si dhe objektit të vjetër të Shkollës së Muzikës. Leja e ndërtimit për objektin shumë katësh, pos tjerave shkel edhe rrezen prej 50 metrash nga objekti i trashëgimisë kulturore “Kulla e Sulejman Vokshit” dhe objektit “Mejtepe Ruzhdije”.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Alternativa në Gjakovë, ka proceduar me kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës dhe asambleistëve të pozitës, të cilët në mbledhjen e 4 Marsit 2019 kishin marrë vendim që të shfuqizojnë interesin e veçantë për pronat për rreth Kullës “Sulejman Vokshi”, vendim ky që ishte cilësuar I jashtë ligjshëm edhe nga vet MKRS-ja.

Duke e konsideruar si shkelje të njejtë lejen për objektin që është në ndërtim vetëm 30 metra nga objekti i Kullës “Sulejman Vokshi” dhe vetëm 10 metra largë objektit tjetër të trashëgimisë kulturore “Mejtepe Ruzhdije”, Alternativa në Gjakovë do të dorëzoj kallëzim penal ndaj IKMM-së dhe Komunës së Gjakovës, ku edhe do të kërkohet masë e përkohëshme ndaj objektit që është në ndërtim deri ne shqyrtimin e plotë nga organet e drejtësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)