25 Prill 2024

Albin Kurti kandidon për kryetar të Vetëvendosjes

Prishtinë, 24 dhjetor - Sekretar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ka njoftuar se Albin Kurti do të kandidojë për kryetar të kësaj partie.

Në një postim në profiln e tij në Facebook, Vraniqi ka shkruar se sot ka nënshkruar pro kësaj kandidature.

“Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!, nënshkrova në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, ka shkruar Vraniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)