18 Prill 2024

AKR: Vanuatu shteti i 67-të qe e ka njohur Kosovën

Prishtinë, 28 prill - Republika e Vanuatu-s është shteti i 67-të i OKB-së që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka bërë të ditur Aleanca Kosova e Re (AKR).

Zëvendëskryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për gazetarë, tha se në këtë parti ka arritur nota e njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Vanuatu-s, shtet ky në Oqeanin Paqësor.

AKR-ja ka shpërndarë për media një letër të njohjes së shtetit të Kosovës nga Republika e Vanuatus, e cila i adresohej Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Notën e njohjes e ka dërguar ministri i Punëve të Jashtme i Vanuatu-s, Joe Natuman. Po ashtu, AKR-ja ka shpërndarë dy dokumente që thuhet se e konfirmojnë njohjen e shpallur, para disa ditësh, nga Mbretëria e Swazilandit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)