25 Prill 2024

AKR pritet t’i fitojë dy ministri në qeverinë Haradinaj

Prishtinë, 23 gusht - Aleanca Kosovare e Re (AKR) e Behgjet Pacollit përfundimisht të enjten (nesër) do ta braktisë koalicionin me LDK-në dhe do ta votojë kandidatin e koalicionit PAN për kryeparlamentar, Kadri Veseli.

Për një veprim të tillë Partia e Behgjet Pacollit pritet t’i fitojë së paku dy ministri të rëndësishme në qeverinë “Haradinaj”, e cila do të votohet menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Burimet e gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se AKR-ja do të udhëheqë me diplomacinë kosovare, ku në këtë post do të shkojë lideri i partisë, Behgjet Pacolli dhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Partisë më të madhe në koalicionin PAN (PDK-së), përpos postit të kryeparlamentarit, sipas burimeve të gazetës “Zëri”, në Qeverinë e re do t’i takojë posti i zëvendëskryeministrit, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e FSK-së, Ministria e Drejtësisë e Ministria e Integrimeve Evropiane.

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor, i takon posti i kryeministrit, përderisa sipas diskutimeve me partnerët pritet t’i takojë edhe Ministria e Infrastrukturës, ajo e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit. /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)