25 Janar 2021

AKR prezanton kandidatin për Kryetar të Rahovecit

Prishtinë, 27 tetor –Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një konferencë për media ka prezantuar kandidatin për Kryetar të Rahovecit,  Rexhep Oruqi, bashkë me pesë anëtar të rinj të cilët kanë shprehur  vullnetin e tyre politik për të aderuar në Aleancën Kosova e Re.

Në mbështetje të Oruqi ka ardhur edhe Kryetari i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani, i cili me prezencën e tij, e konfirmoi përkrahjen e Partisë së Drejtësisë për AKR-ne ne zgjedhjet lokale ne Rahovec.

Kandidati për Kryetar të Rahovecit, Oruqi është jurist i diplomuar si dhe afarist i njohur, ai poashtu ka qenë edhe këshillëtar në asamblenë komunale të Rahovecit për dy mandate, ndërkaq ai është i njohur edhe si veprimtar i çështjes Kombëtare dhe ish i burgosur politik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Shtabi i Lidhjes Demokrarike te Kosovës mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)