19 Prill 2024

AKR: Ndalni vizitat politike të serbëve

Prishtinë, 16 gusht - Vizitat e zyrtarëve të lartë serb të cilët po evizitojnë Republiken e Kosovës, dhe sidomos deklaratat  dhe mesazhet etyre  politike sipas Aleances Kosova e Re (AKR) janë shkelje edrejtepërdrejtë e lejeve që ata marrin nga institucionet e Kosovës  dheato nderkombëtare në Kosovë.

Ibrahim Gashi, Nënpresident i AKR-së dhe udhëheqës i Departamentit për Politikë të Jashtme dhe diasporë ka thënë se po thuaj pa asnjë përjashtim të gjithë zyrtarët serb që kanë vizituar Kosovën pas 17 shkurtit 2008, kanë demonstruar  një indiferencë dhe mosnjohje të realitetit të ri politik  në Kosovë.

Asnjeri nga ata sipas Gashit nuk i është përmbajtur qellimit të deklaruar të vizites.  Pothuaj çdonjeri  është përpjekur që në kontaket me qytetarët serb të Kosovës të tregohet me “patriot” se tjetri, duke luajtur me ndjenjat kombëtare të bashkëkombasve të tyre që jetojnë në një shtet fqinjë.

Ai ka deklaruar se edhe vizita e djeshme e zv.kryeministrit dhe ministrit të brendshem serb, Ivica Daqiq, ndryshe nxënës besnik dhe pasues i Sllobodan Millosheviqit në udhëheqjen e Partisë Socialiste në Serbi, ishte në linjë të njëjtë me vizitat e deritashme.

“Edhe Daciq, si kolegu i tij Bogdanoviq ditë më parë, në takim më qytatarë dhe klerik serb të manastirit të Graqanices, foli për të gjitha ceshtjet aktuale në marrëdhëniet Kosovë – Serbi”, ka thënë Gashi.

Ai sipas Gashit përsëriti gjithë qëndrimet e politikes serbe karshi Kosovës, kundershtoi  ruajtjen e manastireve serbe nga Sherbimi policor i Kosovës, foli për draftrezoluten serbe i bindur se ajo do të kaloj në OKB dhe ne fund shkarazi e permendi edhe idene e ndarjes se Kosovës. 

“Përballë këtyre shkeljeve të përseritura të karakterit dhe të lejeve të vizitave të zyrtarëve serb institucionet e Kosovës po tregohen shumë indolente dhe të pavendosura. Ato po deklarojnë se kanë dhene lejen për këto vizita dhe në anën tjetër nuk po i fusin këto vizita në kornizat e protokolit të shtetit. Zyra e Protokolit nuk po përfillet fare”, është shprehur ai.

Sipas AKR-së, Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës së Kosovës duhet patjeter që të ishte pjesë e dhenies dhe të implementimit të lejes  edhe për zyrtarët serb, por, ajo nuk ka insistuar që të jetë bashkëkordinatore e këtyrë vizitave.

“Nese për shkak të presionit nderkombatar, institucionet tona e kanë të pamundur t’i fusin vizitat e zyrtarëve serb në formatin protokolar si gjithë vizitat tjera zyrtare që i behen Kosovës, atëherë Qeveria e Kosoves do te duhej te ishte me  rigoroze qe karakteri i vizites, konform lejes së dhënë të respektohej në mënyrë strikte. Në të kunderten zyrtari që gjatë vizites së tij nuk do të respektonte karakterin e deklaruar të vizites do te duhej  që nga shteti i Kosoves  te shpallej person i padeshiruashem “persona non grata”.”


Elhami Ismajli
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)