10 Gusht 2020

AKR: MPJ-ja po ndihet komode

Prishtinë, 2 shtator - Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, (AKR), Ibrahim Gashi ka hedhur kritika në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai tha se MPJ-ja po ndihen komode përkundër qe në kohë të gjatë nuk kanë ardhur njohje.

“Për neve vazhdon të mbetet i pakuptueshëm deri në absurditet komoditeti i zyrtarëve të diplomacisë kosovare. Nëse Ministri i jashtëm gjerman dhe ai britanik po marrin mundin për të vizituar të gjitha vendet e rajonit në një mision të vështirë  diplomatik për të parandaluar kalimin e draft-rezolutes serbe në OKB, ministri ynë i jashtëm po qëndron shumë i qetë në Kosovë.  Përshtypja se të tjerët punojnë për ne si duket është bërë moto e politikes qeveritare dhe ne veçanti e diplomacisë sonë”, tha Gashi.

Ai tha se AKR-ja vazhdon te mbetet e shqetësuar me aktivitetet e pakta dhe të pa ndikim të diplomacisë kosovare ne prag të sesionit plenar të AP të OKB. “Përballë kokëfortësisë serbe për të tërhequr projekt-rezolutën e tyre, AKR ndjehet e shqetësuar që trysnia ndërkombëtare në ditët në vijim do të përqendrohet për ta modifikuar atë dhe për ta bërë të “pranueshme” për të dy palët.

Lidhur më këtë AKR ka shprehur shqetësimet e saj edhe me herët se modifikimi i projekt-rezolutës serbe nuk do ta beje atë shumë të pranueshme dhe aq më pak të favorshme  për Kosovën. Formulimet fillestare bazike të kësaj draft-rezolute vështirë se do të ndryshohen në masën e duhur sa për të shprehur edhe interesat e Kosovës”, tha Gashi.
 

Sipas Gashit AKR-ja mbetet shumë e përkushtuar që të ndihmoj procesin e njohjeve dhe  të legjitimimit të pavarësisë së Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.  “Presidenti ynë z. Pacolli edhe me teje vazhdon të mbetet një flamurmbajtës i shtetit të pavarur të Kosovës në shumë meridian të botës. Ai është shumë intensivisht duke punuar edhe tani në prag të  sesionit plenar të AP të OKB.


Duke e pasur parasysh  angazhimin dhe kontributin e tillë AKR ndjehet e indinjiuar  se si kreu më i lartë i shtetit nuk e ka ftuar zotin Pacolli që të jetë pjesë e delegacionit zyrtarë të Republikës së Kosovës  gjatë Sesionit të 65-të të AP të OKB në Nju Jork. z.Pacolli edhe si përfaqësues i opozitës do të duhej të ishte në Nju Jork”, tha Gashi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi salla C 301, ora 13:00)