29 Mars 2024

AKR ka reaguar lidhur me vizitat e politikanëve serb në Veri

Prishtinë, 24 maj - Aleanca Kosova e Re (AKR) ka ritheksuar qëndrimin e saj lidhur me zgjedhjet lokale të paralajmëruara nga autoritet serbe në komunat serbe të Veriut të Kosovës.

\'Këto zgjedhje, të cilat janë paraparë të mbahen në fund të këtij muaji, paraqesin për shtetin e Kosovës këto rreziqe: Shkelje të integritetit dhe sovranitetit  të vendit, sfidojnë të ashtuquajturën “Stategji për Veriun” dhe inkurajojnë grupet ekstemiste serbe, në veçanti në veri të vendit, duke përkrahur idenë e tyre se Kosova  vazhdon të jetë ende pjesë e Serbisë\", thuhet në reagimin e kë saj partie.

AKR-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës të përdorë të gjithë mekanizmat e saj institucional demokratik  për të parandaluar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve dhe të mos mjaftohet vetëm me shpalljen e tyre si të pavlefshme.

Gjithashtu Aleanca Kosova e Re, shpreh indinjatë të thellë ndaj apatisë së institucioneve ndërkombëtare dhe vendore në raport me vizitat e zhvilluara nga  politikanët serb në Mitrovicën e Veriut. Këto vizita, i konsiderojmë si shkelje të rëndë të sovranitetit të Kosovës  dhe paqëndrueshmëri të çfarëdo zbatimi të stategjisë për Veriun.

Kjo sjellje, seriozisht do të rrezikojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Kosovës në Mitrovicën e Veriut, që do të ishte një dështim i rëndë për vendin tonë. 

I bëjmë thirrje edhe një herë Qeverisë së Kosovës të marrë masa të menjëhershme ndaj të gjitha veprimeve që po ndërmerr Serbia në dëm të shtetit të Kosovës. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)