25 Prill 2024

AKR e interesuar për ekonominë, politikën e jashtme dhe sigurinë

Prishtinë, 16 shkurt - Nënkryetari i Aleances Kosova e Re (AKR) Ibrahim Makolli në një ka thënë se pas vendimit të Këshillit drejtues të PDK-së,  janë krijuar mundësitë për vazhdimin e negociatave për krijimin e koalicionit qeverisës.

Kërkesa e AKR-së që t\'i takojë posti i presidentit të vendit, tashmë është miratuar nga Këshilli Drejtues i PDK-së. Ditët e ardhshme do të bisedohet për ndarjen e dikastereve, por sipas Makollit është e qartë që AKR ka qenë dhe është e përgatitur të jetë pjesë e një qeverisje.

AKR sipas tij ka hartuar një program të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ka përcaktuar prioritetet e qeverisë së ardhshme.

\"Ne kemi tri shtylla kryesore të cilat janë me prioritet. E para është zhvillimi ekonomik i vendit, duke pasur parasyshë gjendjen e përgjithshme ekonomike dhe sociale në vend. Prioriteti i dytë është sundimi i ligjit dhe shteti juridik, duke pasur parasyshë problemet në këtë sektor. Dhe prioriteti i tretë është anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar\", ka thënë ai.  

Makolli ka deklaruar se gjithsesi AKR do të insistoj që  të ka mundësi të drejtëpërdrejtë veprimi në sektorët e zhvillimit ekonomik.

\"Poashtu Ministria e Punëve të Jashtme është një prej prioriteteve tona, ku mendojmë se mund të japim një kontribut të madh sikurse dhe sektori i shëndetësisë dhe sigurisë në vend.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)