29 Mars 2024

AKP politizohet, zgjedhe drejtor sekretarin e AAK-së, Valon Tolaj

Prishtinë, 30 nëntor - Bordi i Drejtorëve të Agjencise Kosovare te Privatizimit (AKP) zgjodhi për drejtor menaxhues të Agjencisë së Privatizimit, sekretarin organizativ të AAK-së.

Me këtë rast Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka quajtur si politizim të AKP-së dhe se ka kërkuar nga Kuvendi që agjencitë e saj të politizohen dhe të kapen nga interesa të drejtpërdrejta partiake

"Kur në fund të muajit tetor reagova për shkarkimin e ish drejtorit të AKP-së dhe dorëheqjen e Kryetarit të Bordit, me një prononcim të gjatë Bordi i Drejtorëve të AKP-së, më 30 tetor 2018, më reagoi ashpër duke më mbajtur shumë ligjërata, ndër të tjera se “pra, AKP nuk është agjenci qeveritare dhe as politike, por është institucion i Kuvendit, mbikëqyret nga Kuvendi dhe i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Mirë shumë!"

"Tani unë i pyes anëtarët e Bordit, a nuk patët kandidat tjetër përveç sekretarit organizativ në AAK-së për drejtor menaxhues. A u detyruan, juve “të institucionit të pavarur" ta shkarkoni drejtorin e mëparshëm pak pa i kaluar mandate, për ta zgjedhur ish zyrtarin e AAK-së?? A e ndjeni edhe më tutje veten se jeni të pavarur si institucion apo jeni strukë nga frika se edhe juve ua vejnë ndonjë taksë."

"Pyes edhe Kuvendin, pse po lejon që agjencitë e saj të politizohen dhe të kapen nga interesa të drejtpërdrejta partiake?", thekson kryetari i LDK-se, Isa Mustafa

Veprimet e tilla Mustafa i konsideron se janë të dëmshme, ato bëhen për interesa klienteliste të Qeverisë dhe AAK-së, çmimin e të cilave e paguan shteti i Kosovës dhe qytetarët e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)