19 Prill 2024

Ahmeti e Pacolli prezantojnë marrëveshjen e re të bashkëpunimit

Prishtinë, 8 nëntor - Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, bashkë me përfaqësuesin e AKR-së, Selim Pacollin, prezantuan sot marrëveshjen e re të bashkëpunimit në mes të Vetëvendosje!-s dhe AKR-së, si vazhdimësi e punës së përbashkët që është bërë deri tani në Komunën e Prishtinës.

“Ne synojmë ta ndërtojmë shumicën në Kuvendin Komunal me subjektet me të cilat kemi bashkëpunuar dhe kemi bashkëqeverisur më herët. Pas 22 tetorit kanë ndryshuar rrethanat dhe raporti i forcave në Kuvendin Komunal. Tash, bashkë me subjektet me të cilat kemi qenë në koalicioni, i kemi mbi 60% të asambleistëve në Kuvend Komunal."

"Marrëveshja me AKR-në është marrëveshje mes programeve tona, për vazhdimin e reformave që i kemi filluar më parë. I kemi bashkuar pikat më të mira programore të Vetëvendosje!-s dhe të AKR-së, e nuk kemi bërë ndarje postesh”, tha Ahmeti.

Në fjalën e tij të rastit,  Selim Pacolli tha se vazhdimi i bashkëpunimit me Vetëvendosje!-n po bëhet për t’i ofruar qytetarëve të Prishtinës programin më të mirë për mandatin e radhës.

“Programi jonë i përbashkët për katër vitet e ardhshme është program që garanton zhvillim të qëndrueshëm për Komunën e Prishtinës. Iu garantoj votuesve të mij që përmes kësaj marrëveshjeje do të realizohen pikat më të mira programore, në të cilat kanë besuar më 22 tetor ata votues”, tha ndër të tjera Pacolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)